“Netët e Muzikës Shqiptare” hap edicionin e parë me premiera të kompozitorëve shqiptarë

“Netët e Muzikës Shqiptare” hap edicionin e parë me premiera të kompozitorëve shqiptarë

12 November, 2026 - 13:56 Me një sallë të mbushur me artdashës dhe me tinguj të krijimtarisë bashkëkohore shqiptare, ka nisur edicioni i parë i festivalit “Netët e Muzikës Shqiptare”, organizuar nga Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Mbrëmja hapëse, e përkushtuar muzikës së dhomës, solli para publikut pesë vepra në premierë absolute, të krijuara nga kompozitorë shqiptarë: Hajg Zaharia me “Folk Game for Five”, Maksim Shehu me “Fllad Pranveror në Bregdet”, Ajet Çekiçi me “Ëndërr”, Ylli Ramzoti me “Desha” dhe Niko Boçi me “Vegim”. Veprat u interpretuan nga artistët Rovena Xhellili (soprano), Amelda Papa (mezzo-soprano) dhe Artur Vera (bariton), të shoqëruar nga një grup instrumentistësh, pjesë e të cilit ishin Etrita Ibrahimi në piano, Enalda Gjoni në flaut, Gëzim Bulçari, Romina Tafaj,...