Fjodor Dostojevski dhe mendimet që sfiduan kohën: Thënie për jetën, dashurinë dhe natyrën njerëzore
Fjodor Dostojevski mbetet një nga emrat më të mëdhenj të letërsisë botërore, një shkrimtar që depërtoi në thellësitë e psikologjisë njerëzore dhe trajtoi dilemat më të ndërlikuara të ekzistencës, moralit, besimit dhe lirisë. Ndikimi i tij në letërsinë moderne, ekzistencializëm, filozofi, teologji dhe psikologji vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Përmes personazheve të tij komplekse dhe konflikteve të brendshme, Dostojevski arriti të portretizojë njeriun në të gjitha kundërthëniet e tij, mes së mirës dhe së keqes, dashurisë dhe urrejtjes, shpresës dhe dëshpërimit. Shkrimtari rus, i njohur për romanet “Krim dhe ndëshkim”, “Idioti”, “Demonët” dhe “Vëllezërit Karamazov”, konsiderohet një nga vëzhguesit më të mprehtë të shpirtit njerëzor. Veprat e tij nuk janë vetëm rrëfime letrare, por edhe reflektime të thella mbi shoqërinë, ndërgjegjen dhe kuptimin e jetës....
Burimi:
kultplus.com