Më shumë se 85 shtete e renditën në Top 10, “The Empress” përmbyll historinë me sezonin e tretë

Më shumë se 85 shtete e renditën në Top 10, “The Empress” përmbyll historinë me sezonin e tretë

Seriali historik gjerman “The Empress” ka arritur sukses ndërkombëtar, duke tërhequr publikun përtej kufijve të Evropës dhe historisë së ish-Perandorisë Austro-Hungareze. Dy sezonet e para u renditën në Top 10 të Netflix-it në më shumë se 85 shtete, ndërsa sezoni i tretë dhe i fundit shënon përmbylljen e kësaj historie televizive. Seriali sjell në ekran jetën e perandoreshës Elisabeth, e njohur si Sisi ose Sissi, dhe bashkëshortit të saj, perandorit Franz Joseph I, dy figura të rëndësishme të historisë së dinastisë Habsburge. Në rolet kryesore interpretojnë Devrim Lingnau Islamoğlu dhe Philip Froissant, të cilët kanë fituar njohje ndërkombëtare falë këtij produksioni. Ngjarjet zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe bazohen në jetën e vërtetë të çiftit perandorak. Elisabeth, e cila u vra në...