Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Në zemër të Labërisë, aty ku mali takon detin dhe fjala shndërrohet në këngë, është rikthyer festivali “Netët e Bejkës së Bardhë”, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të gjashtë. Nën qiellin e hapur të Pilurit, në një atmosferë ku tradita takon dashurinë për vendin, festivali mblodhi artdashës, këngëtarë të polifonisë dhe adhurues të trashëgimisë shqiptare. “Këto janë këngët tona, janë burimore, janë këngët e kohës, janë këngë lirike, patriotike, historike që kanë përcjellë historinë e këtij kombi në jetën e tij të përgjithshme. Ky aktivitet është në nder të Lefter Çipës, Nderi i Kombit,” tha poeti Kristo Çipa....