Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se ka urdhëruar ushtrinë dhe Mossadin të përmbysnin regjimin iranian. “Direktiva ime për Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), Mossadin dhe aparatit mbrojtës është të përmbysin regjimin në Iran”, zbuloi kryeministri izraelit gjatë ceremonisë së diplomimit të kadetëve oficerë të IDF-së të mërkurën pasdite. “Regjimi iranian ende nuk e ka nxjerrë mësimin. Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka vendosur të ndjekë gjurmët e të atit, ai e ka zhbllokuar armën dhe Irani po përpiqet përsëri të zhvillojë armë vdekjeprurëse”, tha kryeministri. Izraeli ka intensifikuar përgatitjet e tij për sulme të mundshme kundër regjimit islamik në javët e fundit. Dhjetëra avionë luftarakë dhe aeroplanë furnizimi me karburant izraelitë fluturuan mbi Siri dhe Irak drejt kufirit iranian në fillim të...
Burimi:
javanews.al