Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Të papranueshme ndryshimet e kërkuara për armëpushimin nga Hamas
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka theksuar se organizata militante palestineze Hamas po kërkon ndryshime “të papranueshme” në një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës. “Ndryshimet që Hamasi po kërkon të bëjë në propozimin e Katarit na u përcollën mbrëmë dhe janë të papranueshme për Izraelin”, ka theksuar zyra e Netanyahut, në një postim në median sociale. ”Kryeministri izraelit gjithashtu urdhëroi që një delegacion të dërgohej në Doha për bisedime indirekte me Hamasin”, ka njoftuar zyra e tij. Bisedimet, të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara, po përqendrohen në arritjen e një armëpushimi 60-ditor në luftën...