Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu shtyn vendimin për veprim ushtarak në Gaza, Hamasi largohet nga negociatat
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shtyrë për javën tjetër marrjen e një vendimi për veprimet ushtarake në Gaza, në rast se Hamasi nuk pranon një marrëveshje armëpushimi, tha për CNN një burim i afërt me çështjen të premten. Vendimi nuk pritet më këtë javë, shtoi burimi. Sipas tij, në qeverinë izraelite ka ndarje të forta për hapat që duhen ndërmarrë në enklavë. Një prej propozimeve në diskutim, nëse Hamasi nuk pranon marrëveshjen, është rrethimi i qytetit të Gazës dhe zonave të banuara. Një tjetër propozim më ekstrem është pushtimi i plotë i qytetit, me ministra të ndryshëm që mbështesin skenarë...