Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Shkatërrimi i Hamasit është zgjidhja e vetme për lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi sot se është e domosdoshme që Izraeli të mundë në mënyrë përfundimtare Hamasin, për të siguruar lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë që vazhdojnë të mbahen aty. “Duhet të fitojmë totalisht mbi armikun në Gaza, të lirojmë të gjithë të burgosurit tanë dhe të sigurojmë që Gaza të mos paraqesë më kërcënim për Izraelin. Nuk heqim dorë nga asnjë nga këto qëllime,” tha Netanyahu, sipas një njoftimi të zyrës së tij. Ai njoftoi dje se gjatë kësaj jave do të japë ‘udhëzime’ për vazhdimin e luftës në Rripin e Gazës, pavarësisht presionit në rritje ndaj qeverisë së tij për të përfunduar konfliktin dhe për të arritur një marrëveshje që siguron lirimin e të burgosurve të rrëmbyer më 7...