Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Netanyahu: Qeveria izraelite nuk i ka dhënë urdhër ushtrisë që të qëllojnë civilët palestinezë në qendrat e shpërndarjes së ndihmave në Gaza
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar kategorikisht një raport të publikuar nga gazeta izraelite Haaretz, sipas të cilit ushtarëve izraelitë u është dhënë urdhër të qëllojnë civilë të paarmatosur që prisnin në radhë për ndihma humanitare në Rripin e Gazës. Netanyahu i quajti këto akuza të neveritshme të cilat sipas tij kanë si synim të njollosin imazhin e ushtrisë izraelite. “Shteti i Izraelit i hedh poshtë kategorikisht këto akuza të neveritshme për vrasje të qëllimshme, të publikuara në gazetën Haaretz. Bëhet fjalë për gënjeshtra dashakeqe që synojnë të njollosin imazhin e IDF-së, ushtrisë më morale në botë,” thuhet në deklaratën...