Netanyahu përgënjeshtron New York Times: Shpifje, nuk e zgjata luftën ndaj Hamasit për të qëndruar në pushtet!

Netanyahu përgënjeshtron New York Times: Shpifje, nuk e zgjata luftën ndaj Hamasit për të qëndruar në pushtet!

Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu ka mohuar sot një raport të gazetës amerikane prestigjioze New York Times, që pretendon se kryeministri izraelit e zgjati luftën kundër Hamasit për të qëndruar në pushtet. Sipas reagimit të kreut të shtetit izraelit, “kjo është shpifje për Izraelin, popullin dhe ushtarët e tij të guximshëm, si dhe kryeministrin e tij”, informon “La Repubblica”. Raporti pretendonte se Netanyahu qëllimisht e zgjati luftën në Gaza, për të ndjekur qëllimet e tij politike: rehabilitimin e imazhit të tij në vend dhe qëndrimin në pushtet.
Burimi: Javanews.al