Netanyahu për Gazën: Do t’ia japim arabëve!

Netanyahu për Gazën: Do t’ia japim arabëve!

Kabineti izraelit i sigurisë i dha OK-in planit të propozuar nga Benjamin Netanyahu, që ushtria e shtetit hebre “të marrë kontrollin” e Qytetit të Gazës. Sipas planit që pretendohet se synon”mposhtjen” e Hamasit – në enklavën e gjunjëzuar nga konflikti, forcat izraelite do të marrin Qytetin e Gazës, teksa njëkohësisht do të shpërndajë ndihma humanitare për popullatë civile jashtë zonave të luftimeve”. I përballur me presione të mëdha si brenda ashtu edhe nga jashtë kufijve për t’u tërhequr nga territori palestinez dhe për lirimin e pengjeve, Netanyahu njoftoi se  Izraeli planifikon që të marrë kontrollin e plotë të Gazës, por shtoi se nuk synon që të qeverisë me këtë territor. “Izraeli dëshiron të krijojë një perimetër sigurie dhe t’ia dorëzojë territorin palestinez forcave arabe që...