Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu nuk zmbrapset: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit!
👁7506
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po mban një konferencë për shtyp. Ai thotë se Izraeli ndoshta e ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Netanyahu thotë se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë. “I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”, thekson ai. Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani as nga Izraeli dhe as nga Hamasi....