Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur se ndoshta Izraeli ka vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Sipas mediave të huaja, komentet Netanyahu i bëri përmes një konference për shtyp, ku tha se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë. Por ai thotë: “I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”. Një sulm ajror izraelit në një spital në Gazën jugore shënjestroi Sinwarin në fillim të këtij muaji, por vdekja e tij nuk ishte konfirmuar deri më tani...
Burimi: Opinion.al