Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Netanyahu mohon se Trump e pengoi të sulmonte Iranin përpara zgjedhjeve të mesmandatit: Janë në gjunjë, do ta rrëzojmë regjimin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë një artikull, sipas të cilit Donald Trump pengoi realizimin e një sulmi të planifikuar izraelit kundër Iranit në fillim të këtij muaji. Duke folur për mediat vedase, Netanyahu i cilësoi informacionet si të pasakta, por shmangu dhënien e detajeve të mëtejshme mbi planet ushtarake. “Këto informacione nuk janë të vërteta, por nuk do të merrem me korrigjimin e këtij raportimi mediatik të njëanshëm”, deklaroi ai. Kryeministri izraelit bëri gjithashtu deklarata të ashpra për Iranin, duke pretenduar se vendi është dobësuar ndjeshëm nga operacionet ushtarake, por vazhdon të përbëjë kërcënim për sa kohë që në pushtet mbetet regjimi aktual. “Ata janë paralizuar. Janë në gjunjë. Por, për sa kohë që ky regjim mbijeton, ai do të gjejë mënyrën për...