Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Netanyahu kërkoi pushtimin e plotë të Gazës, përplasje të forta mes shefit të ushtrisë izraelite dhe kabinetit të sigurisë
Mediat izraelite raportojnë për tensione të ashpra mes shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe anëtarëve të kabinetit të sigurisë gjatë një mbledhjeje maratonë 10-orëshe, ku u miratua plani i kryeministrit Benjamin Netanyahu për zgjerimin e ofensivës ushtarake në Gaza. Sipas portalit izraelit Ynet, gjenerali Eyal Zamir ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj një pushtimi të plotë të Gazës, që nënkupton kontroll total dhe, praktikisht, një okupim të territorit. Ai ka paralajmëruar për pasoja të rënda humanitare, përfshirë zhvendosjen e afro një milion palestinezëve nga zonat që pritet të goditen nga ofensiva. Gjenerali Zamir ka ngritur shqetësime të mëdha edhe për rrezikun që u kanoset rreth 20 pengjeve, që besohet se janë ende gjallë. Sipas tij, një ofensivë e zgjeruar mund të çojë në...