Netanyahu: Izraeli do të marrë kontrollin e plotë të të gjithë Gazës

Netanyahu: Izraeli do të marrë kontrollin e plotë të të gjithë Gazës

Bota E Enjte, 7 Gusht 2025 20:36 Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u duk se konfirmoi planin izraelit për të marrë kontrollin e të gjithë Rripit të Gazës, përpara një takimi kyç të Kabinetit të Sigurisë së vendit. “Ne synojmë që për të garantuar sigurinë tonë, të eleminojmë Hamasin, t’i mundësojmë popullsisë të çlirohet nga Gaza dhe ta kalojmë atë nën një qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe askush që mbështet shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu për transmetuesin amerikan “Fox News”. “Ne duam të çlirojmë veten dhe popullin e Gazës nga terrori i tmerrshëm i Hamasit”, shtoi ai. Raportet për mbështetjen e Netanyahut për një pushtim të plotë të territorit kanë qarkulluar ditët e fundit, pavarësisht kundërshtimit nga udhëheqësit ushtarakë.