Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu: Hamasi nuk duhet ta interpretojë qëllimin tonë për të arritur një marrëveshje armëpushimi si dobësi
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha ditën e sotme se Hamasi nuk duhet ta interpretojë qëllimin e Izraelit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza si “dobësi”. Më parë, zyra e Kryeministrit Netanyahu njoftoi tërheqjen e negociatorëve nga Doha pas përgjigjes së Hamasit ndaj planit të propozuar të armëpushimit dhe lirimit të pengjeve. “Ne po punojmë për të siguruar një marrëveshje të re për lirimin e pengjeve tona. Por nëse Hamasi e interpreton qëllimin tonë për të arritur një marrëveshje si dobësi, si një mundësi për të na imponuar kushte kapitullimi që do të rrezikonin shtetin e Izraelit, po bën një gabim të madh”, tha Netanyahu në një aktivitet në Jerusalem....