Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu është gati të negociojë përfundimin e luftës në Gaza, por me kushte
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se është gati të negociojë një “armëpushim të përhershëm” në Rripin e Gazës gjatë armëpushimit 60-ditor, me kusht që enklava palestineze të çmilitarizohet. “Në fillim të armëpushimit 60-ditor, ne do të fillojmë negociatat për një fund të përhershëm të luftës”, tha Netanyahu në një mesazh të publikuar sot, mes bisedimeve indirekte me Hamasin. Megjithatë, ai vendosi disa kushte: “Hamasi duhet të lëshojë armët, Gaza duhet të çmilitarizohet, Hamasi nuk duhet të ketë më aftësi ushtarake ose qeveritare”. “Nëse këto mund të arrihen përmes negociatave, aq më mirë. Përndryshe, ne do t’i arrijmë ato me mjete të tjera, me fuqinë e ushtrisë sonë...