Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Netanyahu ende nuk ka bërë atë që është e nevojshme për të mposhtur Hamasin”, ministri izraelit: Duhet të përqendrohemi vetëm aty
Ministri i sigurisë kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu “ende nuk po bën atë që është e nevojshme për të arritur një fitore vendimtare” ndaj Hamasit. Ai shtoi se, ndërsa i jepte meritat Netanyahut për vendimin për të sulmuar Iranin, kishte ardhur koha të “përqendrohej vetëm në mposhtjen e Hamasit”. “Nuk duhet të kemi frikë, por të ecim përpara me gjithë fuqinë tonë”, tha ai, sipas The Times of Izrael. Netanyahu momentalisht ndodhet në është në Uashington. “Po lutemi për suksesin e kryeministrit ndërsa viziton Presidentin Trump”, shtoi ministri izraelit. Top Channel