Netanyahu: Duam kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk do ta qeverisim vetë

Netanyahu: Duam kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk do ta qeverisim vetë

Në një intervistë për Fox News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli synon të marrë kontrollin e plotë të Rripit të Gazës, por nuk dëshiron ta qeverisë atë. Komentet e tij u bënë këtë të enjte, pak para se kabineti i sigurisë të mblidhej për të shqyrtuar propozimin e tij për marrjen nën kontroll të territorit. “Ne synojmë të marrim kontrollin për të garantuar sigurinë tonë, për të larguar Hamasin nga aty, për t’i mundësuar popullsisë të çlirohet nga Hamasi dhe për ta kaluar nën qeverisje civile që nuk është Hamasi dhe që nuk përfaqëson asnjë që synon shkatërrimin e Izraelit”, tha Netanyahu. Ai shtoi se Izraeli kërkon një perimetër sigurie dhe dëshiron t’ia kalojë qeverisjen forcave arabe: “Nuk duam ta mbajmë atë....