Nesër “vuloset” shkrirja e bashkive/ Kryebashkiaku i Libohovës mesazh deputetëve: Para se të ngrini dorën, mos harroni se fuqia e asaj dore vjen nga populli
Nga Leonard Hide Nesër në Parlament do të ngrihen duar për të votuar. Por, para se të ngrihen, ndoshta ia vlen një çast të kujtohet se nga vjen fuqia e asaj dore. Sepse udhëheqësit nuk lindin me pushtet. Populli lind udhëheqësit.Pas çdo vote ka më shumë se një vendim në letër. Ka njerëz, familje, histori dhe një komunitet që pret të dëgjohet. Aty është edhe Libohova. Nëse kërkoni një derë të hapur, mikpritëse dhe bujare, atë derë e gjeni edhe këtu në Libohovë ❤️.Mos e mbyllni. Sepse nesër, kur t’ju duhet të trokisni përsëri, mos u çuditni nëse një ditë ajo derë nuk hapet më si dikur. Dhe mos na gjykoni atëherë pse nuk jemi më mikpritës e bujarë. Kujtoni vetëm, kur ne trokitëm për...
Burimi:
argjiroja.net