Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Nesër takimi Rusi-Ukrainë në Turqi! Moska nuk ndal sulmet, dronët godasin objekte civile
Pavarësisht se Moska ra dakord për një takim me Ukrainën të mërkurën në Stamboll, përsëri nuk i ka ndalur sulmet. Ministria e Jashtme e Ukrainës raportoi se 42 goditje me dronë kanë lënë të plagosur shumë persona. Sulmet përfshinë një pallat apartamentesh në Kramatorsk dhe vende të tjera në Sloviansk, Sumy dhe Odesa. Vladimir Putin ka shpërfillur deri tani ultimatumin e Shteteve të Bashkuara për të ndalur luftimet dhe për t’u ulur në tryezën e bisedimeve. Ndërkohë Perëndimi është përgjigjur ndaj Moskës, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.