Nesër seanca për protestuesit e arrestuar te Kryeministria, aktivistja Vatnikaj: Të mblidhemi tek Gjykata në orën 10:00

Nesër seanca për protestuesit e arrestuar te Kryeministria, aktivistja Vatnikaj: Të mblidhemi tek Gjykata në orën 10:00

Aktivistja Sidorela Vatnikaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër në orën 10:00 para Gjykatës Penale, në mbështetje të 14 protestuesve të arrestuar, të cilët pritet të dalin para gjykatës për seancën e masës së sigurisë. Vatnikaj u ka kërkuar qytetarëve të jenë të pranishëm pranë gjykatës, e cila ndodhet pranë SPAK-ut, duke e cilësuar pjesëmarrjen si një akt solidariteti me protestuesit e ndaluar. “Intimidimi i tyre nuk na frikëson, por na bashkon dhe na forcon qëndresën. Na bën të vijmë sërish këtu për t’ju thënë: arrestoni Ramën”, u shpreh Vatnikaj. Ajo deklaroi gjithashtu se qytetarët, sipas saj, ndodhen përballë dy alternativave: bashkimit ose pranimit të një klase politike që e cilësoi si të korruptuar dhe të kriminalizuar. “Ky shesh e ka marrë vendimin...