Nesër rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit mes deputetëve

Nesër rikthehet Parlamenti/ 11 Maji, pritet të jetë fokusi i debatit mes deputetëve

Pas afro dy muajsh në terren për të kërkuar vota për veten dhe partitë e tyre, deputetët i rikthehen jetës parlamentare të enjten e 29 Majit. Konferenca e Kryetarëve që mblidhet në orën 10:00 do të miratojë kalendarin 3-javor të punimeve të Parlamentit, që seancën e fundit të kësaj legjislature do ta ketë në datën 8 Korrik. Seanca e nesërme do të jetë përballja e parë sy më sy e fituesve të zgjedhjeve të 11 Majit me opozitën që do të mbetet e tillë dhe për 4 vitet e ardhshme. Demokratët kanë premtuar që do të bëjnë betejë brenda institucioneve...
Burimi: Javanews.al