Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nesër Papa Francesku përcillet për në banesën e fundit/ PS ndërpret fushatën, Berisha nuk i ndal mitingjet
👁4225
Partia Socialiste ka vendosur që të ndërpresë fushatën zgjedhore për ditën e nesërme, për të respektuar ditën e zisë së shpallur për vdekjen e Papa Franceskut. Rama kishte planifikuar që gjatë të Shtunës të ishte në qarkun e Fierit. Ndërsa, Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit. Kryedemokrati tha se aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike do nisin me një minutë heshtje dhe nuk do shoqërohen nga kolona zanore e fushatës.