Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nesër nis “lufta” me qumështin, do të sekuestrohen shishet pa faturë
Nesër nis aksioni i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama për sekuestrimin e produkteve të bulmetit që shiten pa faturë tatimore. Qeveria thotë se ky veprim bëhet për të luftuar evazionin dhe për të mbrojtur sigurinë ushqimore. Inspektorët do të kontrollojnë çdo dyqan, treg apo pikë shitjeje për të parë nëse bulmeti ka faturë që nga momenti i blerjes deri te shitja për qytetarin. Nëse mungon fatura, produkti do të sekustrohet. Ky vendim prek më shumë fermerët dhe prodhuesit e vegjël, të cilët nuk kanë mundësi të pajisen me të gjitha dokumentet e kërkuara.