Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Nëse vërtetohet akuza, do kërkoj burgim të përjetshëm për veten’/ Porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli del para gjykatës! Ja çfarë deklaroi ai
👁8567
Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj në Kosovëa është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat. Gjatë seancës ai ka deklaruar se nëse vërtetohet aktakuza ndaj tij, “atëherë ai vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”. Të akuzuarit tjerë, Granit Plava u mbrojt në heshtje, ndërsa Kushtrim Kokalla u vetëdeklarua i pafajshëm. Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën nisi seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës. Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.