Nëse shikoni pak myk në ushqimet hidheni menjëherë, ja sa mund të rrezikohet organizmi

Nëse shikoni pak myk në ushqimet hidheni menjëherë, ja sa mund të rrezikohet organizmi

Gjendja e mirë e ushqimit është thelbësore për shëndetin tonë, ndaj është shumë e rëndësishme ta ruajmë në mënyrën e duhur për të parandaluar prishjen dhe veçanërisht rritjen e mykut. Edhe pse mund të duket si një shqetësim i vogël estetik, myku është më shumë se kaq, është një kërcënim i vërtetë për organizmin. Myku është një lloj kërpudhe që ndodhet kudo përreth nesh  në ajër, në ujë, madje edhe në sipërfaqe që duken të pastra. Ai përhapet nëpërmjet sporeve të imta që, kur bien mbi ushqim dhe gjejnë lagështi e temperaturë të përshtatshme, fillojnë të shumohen me shpejtësi. Ka shumë lloje myku dhe jo të gjithë janë njësoj, por është e pamundur të dalloni me sy të lirë se cili është i rrezikshëm dhe...