Nëse pyes veten se përse e dua, kuptoj se nuk e di përgjigjen…

Nëse pyes veten se përse e dua, kuptoj se nuk e di përgjigjen…

Nga Mark Twain Humba kopshtin, por gjeta Atë dhe jam e kënaqur. Ai më do sa mundet; unë e dua me gjithë forcën e pasionit, e natyrshme për moshën dhe gjininë time.Nëse pyes veten se përse e dua, kuptoj se nuk e di përgjigjen dhe, ç’është më e rëndësishmja, nuk më intereson ta di. Besoj se kjo lloj dashurie nuk është produkt i arsyetimit dhe statistikave, si dashuria e kafshëve dhe zvarranikëve: i dua disa lloj zogjsh sepse më pëlqejnë kur këndojnë, por nuk e dua Adamin për të njëjtën arsye, në fakt është e kundërta – sa më shumë që këndon, aq më shumë nuk pajtohem dot me të. E megjithatë i kërkoj të më këndojë, sepse dua të mësoj të dua gjithçka që...