Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Nëse më bie në dorë Enver Hoxha, do e fus në kafaz dhe…”- U dërgua me mision sekret në Shqipëri nga CIA, për rrëzimin e regjimit të ish-diktatorit
Rrëfehet për herë të parë nga SHBA-ës, një nga parashutistët e dërguar me mision sekret në Shqipëri nga CIA, për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Për operacionin e CIA-s dhe ‘Mi-6’, kundër Shqipërisë, dëshmon nga Cleveland i Ohio-s, SHBA-ës, Zef Luka, një nga të paktët parashutistët e hedhur nga agjencitë e inteligjencës anglo-amerikane, për të rrëzuar komunistët dhe që jetoi 13 muaj nëpër malet e Shqipërisë së Veriut, duke u shpëtuar reparteve të Forcave të Ndjekjes, që të ndihmuara nga rusët dhe Kim Philbi, kapën dhe vranë pjesën më të madhe të parashutistëve. Zef Luka, antikomunisti shkodran që mbijetoi dhe nuk ra në kurthin që ngriti Sigurimi i Shtetit Shqiptar, në bashkëpunim me kundërzbulimin rus; (kurth që ushqehej prej Kim Philbit, agjentit të...