Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Nëse e keni bërë, mos e bëni më!/ Shpëlarja e gojës me ujë pas larjes me pastë dëmton dhëmbët
👁9218
Një zakon i përhapur që shumica prej nesh ndjekin pas larjes së dhëmbëve si shpëlarja e gojës me ujë, mund të jetë më i dëmshëm sesa mendohet. Sipas dentistëve, kjo praktikë redukton ndjeshëm efektin mbrojtës të pastës së dhëmbëve, duke rritur rrezikun për prishjen e tyre. Dr. Arash Ravanbakhsh, dentisti kanadez që foli për ‘New York Post’, shpjegon se shpëlarja e gojës me ujë largon fluorin, përbërësin kyç të pastës që mbron dhëmbët nga kariesi. “Fluori është jashtëzakonisht efektiv në parandalimin e dëmtimit të dhëmbëve. Është konsideruar si një nga arritjet më të mëdha të shëndetit publik në shekullin e...