Nëntë qytetërimet që patën një fund misterioz

Nëntë qytetërimet që patën një fund misterioz

Një nga temat më magjepsëse të historisë, është ngritja dhe rënia e qytetërimeve të ndryshme. Ndërsa në disa raste, kemi informacione të bollshme mbi evolucionin dhe rënien e tyre, fati i të tjerëve nuk është dhe aq i qartë. Pasi ka pasur shumë raste, në të cilat një qytetërim i tërë është zhdukur gati pa asnjë gjurmë. Ja cilat janë 9 prej tyre. 1. Majat Perandoria Maja shtrihej dikur në Meksikën, Guatemalën dhe Belizenë e sotme. Në atë kohë, Majat ishin një nga qytetërimet më të përparuara në Tokë, të njohur për aftësitë e tyre matematikore, arkitekturore dhe inxhinierike. Ky qytetërim kishte qytete të mëdha, piramidagjigante dhe rrugë të gjera. Por vitit 900 Pas Krishtit, qytetërimi Maja përjetoi një rënie drastike. Brenda disa dekadave, popullsia u zhduk nga forca në dukje misterioze. Historianët sugjerojnë se rënia ndodhi ndoshta për shkak të ndryshimeve të rëndësishme klimatike dhe fatkeqësive natyrore në rajon, por edhe luftërave të vazhdueshme dhe urisë në qytetet e tyre....