Neni “Inkuizitor” i Kodit Penal: Dënime me burg për “tallje” me politikanët

Neni “Inkuizitor” i Kodit Penal: Dënime me burg për “tallje” me politikanët

Një ndër pikat më të kontestuara në draft-Kodin e ri Penal është Neni 236, i cili parashikon dënime deri në katër vjet burg për “përdhosjen e Republikës dhe simboleve të saj”. Ky nen, ndryshe nga Kodi Penal aktual, zgjeron ndjeshëm listën e atyre që mbrohen ligjërisht, duke përfshirë Presidentin, Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Gjykatën Kushtetuese, sistemin gjyqësor, Forcat e Armatosura, si dhe “Dëshmorët e Atdheut”. Sipas përkufizimit të draftit, “përdhosja” do të kuptohet si “tallja, përbuzja, përçmimi, poshtërimi apo bërja e padobishme” e këtyre institucioneve. Më shqetësuese është se dënimi me burg deri në katër vjet rrezikon të përdoret për...