“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim pas 20 vitesh burgim të padrejtë

“Nëna më e keqe e Australisë” merr mbi 1 milion euro dëmshpërblim pas 20 vitesh burgim të padrejtë

Kathleen Folbigg, gruaja që u cilësua dikur si “nëna më e keqe e Australisë”, do të përfitojë një dëmshpërblim prej mbi 1 milion euro për 20 vitet që kaloi padrejtësisht në burg. Ajo u dënua në vitin 2003 për vdekjen e katër fëmijëve të saj, por u lirua në vitin 2023, pas një rishikimi gjyqësor të çështjes së saj, i cili zbuloi se fëmijët mund të kenë vdekur nga një sëmundje e rrallë gjenetike. Sipas mediave ndërkombëtare, avokatja e saj, Rhanee Rego, deklaroi se Folbigg ka marrë një ofertë dëmshpërblimi prej 1.116.598 euro, një shumë që ajo e cilësoi si “të padrejtë” dhe “moralisht fyese”. “Shuma që ofrohet është një fyerje morale, krejtësisht e pamjaftueshme dhe e pajustifikueshme. Sistemi e ka dështuar sërish Kathleen Folbigg”,...