Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nëna duhet të ma kishte mësuar më mirë dhimbjen…
Nëna duhet të ma kishte mësuar më mirë dhimbjen. Duhet të më kishte mësuar si t’i qepja plagët dhe si ta kafshoja errësirën. Duhet të më kishte mësuar si të jetoja në një tokë me gjemba dhe si të ecja mbi xhamat e thyer. Duhet të më kishte mësuar si të shihja pa u verbuar nga marrëzia e kohës dhe si të dëgjoja pa u shurdhuar nga absurdi i saj. Nëna duhet të ma kishte mësuar dhimbjen, njësoj siç më mësoi dashurinë. Web/ Autor i panjohur– Përktheu: Elona Caslli ObserverKult Lexo edhe: JAIME SABINES: E DASHUR, JE VENDI KU UNË...