Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
👁3858
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka zbarkuar në Rinas dhe më pas nën masa të rrepta sigurie, udhëtuan drejt Tiranës, ku mbërritën rreth orës 14:00. Stafi i Serbisë u shoqërua nga policia e shtetit dhe forcat speciale RENEA. Serbia do të ketë edhe stafin e vet të sigurisë dhe kuzhinierin personal, që do kujdeset për dietën dhe energjinë e futbollistëve. Kujtojmë se ndeshja Shqipëri-Serbi do të luhet të shtunën e 7 qershorit në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.