Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nën hetim për shkelje financiare që përfshijnë kompanitë e tij, jep dorëheqjen kryeministri lituanez
Kryeministri lituanez, Gindautas Paluckas njoftoi dorëheqjen e tij, teksa një hetim për shkelje të mundshme financiare që përfshijnë kompanitë e tij është duke u zhvilluar. “E informova presidentin rreth një orë më parë se kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër”, tha Paluckas në një deklaratë. Ai shtoi se po jepte dorëheqjen edhe si udhëheqës i Partisë Social Demokratike. “Pavarësisht vendimit tim për të dhënë dorëheqjen nga detyrat e mia aktuale, unë do të vazhdoj të mbroj nderin dhe dinjitetin tim dhe të pres rezultatet e hetimeve, të cilat jam i sigurt se do të dallojnë faktet nga...