Nën hetim për dosjen “Balluku”/ Igli Tare del nga SPAK pas 5 orësh, kyç gojën para gazetarëve
Ish-futbollisti i Kombëtares Igli Tare është paraqitur sërish këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të hetimeve për dosjen që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Tare është thirrur nga SPAK lidhur me dyshimet për fshehjen e pronësisë së dy vilave që lidhen me hetimin ndaj Ballukut. Për të dy vilat, SPAK ka vendosur sekuestrimin dhe ka deklaruar se dyshon se pronat reale i përkasin Ballukut, ndërsa në dokumente është përdorur emri i Igli Tares. Në përfundim, pasi doli nga SPAK, Tare nuk pranoi të flasë për mediat, duke thënë “nuk kam asgjë për të deklaruar”. Vila e parë u zbulua në Dhërmi, me një vlerë prej 145 mijë eurosh, dhe u sekuestrua në muajin qershor. Prokuroria e Posaçme dyshon se Balluku...
Burimi:
gijotina.com