Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. N., 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi iu gjetën në banesë: 2 doreza boksi elektrike, 1 dorezë metalike dhe 1 aparat zbulues-gjurmues. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Argjiroja.net