“Nello dhe Patrashe”, monumenti prekës në Antwerp për djalin dhe qenin e pandarë

“Nello dhe Patrashe”, monumenti prekës në Antwerp për djalin dhe qenin e pandarë

Në sheshin Handschoenmarkt të Antwerp-it, pranë Katedrales së Zojës, ndodhet një skulpturë e veçantë që i kushtohet një prej miqësive më prekëse në letërsi: asaj mes djaloshit Nello dhe qenit të tij Patrashe, personazhet e romanit “A Dog of Flanders” të shkrimtares Ouida, botuar në vitin 1872. Vepra u krijua nga artisti belg Batist Vermeulen, i njohur edhe si Tist, dhe u vendos në këtë hapësirë në vitin 2016. Skulptura paraqet Nello-n dhe Patrashe-n duke fjetur të qetë, të mbuluar nga një sipërfaqe që duket si një batanije prej kalldrëmi. E punuar në mermer të bardhë, vepra është rreth 1.10 metra e lartë dhe 1.80 metra e gjerë. Vermeulen ka krijuar kalldrëmin në mënyrë që ai të ngrihet natyrshëm nga sheshi dhe të shtrihet mbi...