Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, kryenegociatori rus: Dorëzuam memorandumin me kushtet tona, Kievi do e shqyrtojë

Negociatat Rusi-Ukrainë në Stamboll, kryenegociatori rus: Dorëzuam memorandumin me kushtet tona, Kievi do e shqyrtojë

Kryenegociatori i presidentit rus, Vladimir Putin, Vladimir Medinsky, tha se Rusia ka sugjeruar një armëpushim për 2 ose 3 ditë në zona të caktuara. Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruheshin kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë. Ai tha se memorandumi i Kremlinit përmbante hapa për një armëpushim të plotë dhe se Ukraina tani do ta shqyrtojë atë. Medinsky shtoi se Rusia do t’i dorëzojë Ukrainës më shumë se 6,000 trupa të ushtarëve ukrainas gjatë javës së ardhshme. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv