Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

Negociatat për paqe në Ukrainë, Trump do telefonojë sot Putin

Çështja e Ukrainës po hyn sërish në një fazë të nxehtë për diplomacinë ndërkombëtare. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Sipas njoftimit të vetë presidentit amerikan, pas telefonatës me homologun rus, ai do të bisedojë gjithashtu me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe më pas me disa liderë të tjerë të vendeve anëtare të NATO-s. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shprehu shpresën që dita e sotme të jetë “produktive” dhe të përfundojë me një marrëveshje për armëpushim, në mënyrë që “ky...
Burimi: Opinion.al