Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Negociatat me BE-në vazhdojnë”, SHBA: Jemi afër arritjes së disa marrëveshjeve
Administrata Trump vazhdon negociatat me BE-në për tarifat. “Pas një fillimi të trazuar ka pasur përparim”, kështu deklaroi Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent. Uashingtoni dhe Brukseli po diskutojnë marrëveshje të ndryshme dhe pritet që në dy ditët e ardhshme, të ketë edhe deklarata lidhur me bisedimet e zhvilluara. Në mungesë të marrëveshjeve, Bessent njoftoi se tarifat do të aplikohen nga 1 gushti në nivelet e 2 prillit. “Ne jemi të përqendruar në 18 vende që përfaqësojnë 95% të deficitit tregtar të SHBA-së dhe strategjia e aplikuar nga SHBA-të në negociata është ajo e “presionit maksimal”, shtoi Sekretari i...