Në Venecia, kinemaja sfidon kufijtë e asaj që duam të shohim
Në Festivalin e Filmit të Venecias, kinemaja këtë herë nuk zgjedh temat e lehta. Në ekran shfaqen psikiatria e të rinjve, abuzimi seksual, filozofia, pedofilia dhe anët më të errëta të televizionit reality. Filmat e Cédric Kahn, Lance Oppenheim dhe Paul Schrader sjellin histori të ndryshme, por takohen në një pikë të përbashkët: përballjen me brishtësinë njerëzore dhe kufijtë e asaj që shoqëria është e gatshme të shohë. Në konkursin e festivalit, regjisori francez Cédric Kahn prezanton “15/18”, një film që zhvendos kamerën brenda një reparti të psikiatrisë për të rinj. Protagonistja Lucia, 17 vjeç, rikthehet në institucion e shoqëruar nga policia. Para se të bashkohet me të rinjtë e tjerë, sendet e saj kontrollohen dhe çdo objekt që mund të përbëjë rrezik i merret....
Burimi:
kultplus.com