Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Në tre ditë bllokuam 20 ton mallra”, Tatimet apel bizneseve: Lëshoni faturë fiskale për ushqimet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë vijojnë me intensitet aksionin për formalizimin dhe rritjen e sigurisë ushqimore në tregun e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Për 3 ditë, janë bllokuar 20 ton mallra (produkte bujqësore apo blegtorale) për 87 subjekte të inspektuara në total. Sipas Drejtorisë së Tatimeve, rezultatet e tre ditëve të para të këtij aksioni tregojnë qartë nevojën për formalizimin e plotë të sektorit, si një garanci për cilësinë dhe sigurinë ushqimore, por edhe për mbrojtjen e konsumatorit. Në një postim në Facebook, Drejtoria e Tatimeve bën thirrje për të gjithë tatimpaguesit...