Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në timon në gjendje të dehur/ Dy persona arrestohen në Elbasan
Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur. Bëhet me dije se në pranga ranë: A. T., 34 vjeç dhe R. K., 49 vjeç. Gjithashtu ka nisur procedimi penal për shtetasin M. B., 31 vjeç, pasi në aksin rrugor “Gramsh-Skëndërbegas”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar 31-vjeçari dhe pasagjeri në motomjetin që drejtonte ai. 31-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë.