Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Përmeti është shndërruar në një destinacion turistik që çdo vit e më shumë po tërheq vëmendjen e turistëve të shumtë, vendas e të huaj. Parqet natyrore, Lumi Vjosa, llixhat kurative të Bënjës, kishat e vjetra, krijojnë një peizazh unik. Një prej destinacioneve më të veçanta është Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli. Klan Explorer ka udhëtuar në thellësi të këtij parku, duke sjellë pamje të mrekullueshme të natyrës së tij të egër dhe jo vetëm./Klan News
Burimi: Opinion.al