Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK Defence fitoi nga Buxheti i Shtetit 2.9 miliardë lekë në vetëm 10 muaj

Në ‘sitën’ e SPAK për trafik armësh-TIMAK Defence fitoi nga Buxheti i Shtetit 2.9 miliardë lekë në vetëm 10 muaj

Ardi Veliu, Arjeta Puca dhe Ron Yeffet TIRANË-Një deklaratë e ish.zv-kryeministrit Arben Hametaj, i cili pretendon për një strukturë të organizuar për trafikimin e armëve, të cilat vijnë nga vende të Afrikës, paketohen në Shqipëri dhe më pas dërgohen drejt destinacioneve të tjera, ka bërë që Timak Defence, (një shoqëri e cila operon në fushën e prodhimit, pajisjes dhe modifikimit të automjeteve ushtarake e civile të specializuara, si dhe pajisjeve të sigurisë dhe mbrojtjes), të vendoset në qendër të hetimit të SPAK. Kompania e cila zotërohet nga TIMAK sh.p.k. me aksionerë kryesorë Arjeta Pucën, biznesmenin izraelit Ron Yeffet, dhe KAYO sh.a. e cila administrohet nga Ardi Veliu, rezulton të ketë marrë nga buxheti i shtetit 2.9 miliardë lekë (2,919,616,666 lekë), që nga momenti i themelimit të saj, në Gusht...