Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Në Shqipëri nuk ka demokraci”, Kraja: Rama sillet si menaxher autoritar, vetë i emëron dhe i shkarkon të gjithë
Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, në një intervistë për një emision televiziv ka lëshuar akuza të forta në drejtim të qeverisë dhe mënyrës së administrimit të pushtetit nga Kryeministri Edi Rama. Kraja u shpreh se Kryeministri po vepron si një menaxher autoritar, duke marrë përsipër të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes. “Kryeministri sillet si një menaxher i cili thotë: ‘Unë i emëroj individët, unë i vendos stafet, unë përcaktoj objektivat e instancave, qofshin këto qendrore apo vendore – dhe për pasojë, ashtu siç i vendos, ashtu i heq’,” deklaroi Kraja. Duke iu referuar zhvillimeve të fundit në...