Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në Shqipëri askush nuk është i sigurt!
Nga: Joseph Roth (pjesë nga vepra Udhëtimi në Shqipëri) Shqiptarët e qyteteve janë, sipas mendimit tim, njerëzit më frikacakë në bisedë. Këtu kanë më pak guxim për të folur se sa për të qëlluar. Më duket se një shqiptar më përpara nxjerr pistoletën sesa të thotë mendimin e tij të vërtetë. Tutet se mos muret kanë veshë. Për të tek çdo njeri fshihet një spiun – por t’i japim hakun, këtu ka vetëm gjysmë të drejtë; sepse vetëm një në dy është spiun … Ëndja e këtyre njerëzve për të spiunuar është po aq e madhe sa frika e tyre për të pohuar mendimin që kanë. Dhe, kaq rrallë e thonë troç atë që mendojnë, saqë me kohë ata humbasin çdo lloj opinioni të vetin dhe...